Veprimtari Halil Geci ka reaguar pas fitores së Faton Pecit në Mitrovicë, duke e quajtur atë “Isa Boletinin modern”.
Në një postim në Facebook, Geci shkroi se qytetarët e Mitrovicës “e mbrojtën atdheun me votë, nder dhe dinjitet”, duke theksuar se “aty ku dikur tradhtarët vendosën kufirin, mitrovicasit sot e mbrojtën Kosovën”.
Ai uron Pecin dhe koalicionin fitues, duke thënë se “Faton Peci është vëllai i Isa Boletinit – jo me pushkë e allti, por me laps, nder dhe dituri”.
Postimi i plotë:
GËZIMI I QYTETARËVE TË MITROVICËS PAS FITORES SË FATON PECIT
“Në Mitrovicë fitoi vëllai i Isa Boletinit, Faton Kosova, jo me pushkë e allti, por me laps, nder dhe dituri.”
Qytetarët e Mitrovicës e shfrytëzuan votën për të mbrojtur atdheun në Mitrovicë, pikërisht mbi urën e Ibrit, aty ku tradhtarët dikur e vendosën kufirin.
Dje, me datën 9 Nëntor, ditë e diel e vitit 2025, mitrovicasit zgjodhën që me votën e tyre, me nder dhe dinjitet, ta mbrojnë Kosovën. Aty ku mbrohet buka, uji dhe nderi i sofrës shqiptare, aty është edhe vetë Zoti.
Mitrovicasit dinë t’i ruajnë vlerat, ashtu siç ditën dje, duke nderuar shumë heronj që u flijuan për këtë vend. Sot, së bashku me qytetarët, po e mbron me laps “Isa Boletinin modern”, Faton Peci. Mitrovicasit e kanë kuptuar se në Mitrovicë mbrohet Kosova.
Kosova nuk mbrohet në Prishtinë, në Gjakovë apo në Viti, por mu aty ku flakëron ari, ku pihet uji dhe ku lahet nderi i shqiptarësisë.
Dje me Isa Boletinin, sot me të vëllain e tij, Faton Pecin. Guximi i heronjve të gjallë të traditës rugoviste, Guxo, i Donika Gërvallës dhe presidentes Osmani nuk mungoi dhe nuk do të mungojë.
Qytetarët e Mitrovicës janë gëzuar, ashtu si edhe gjithë Kosova, sepse Pecit ju ka rritur …. vota e mjaftueshëme për t’ua mbyllur gojën ziliqarëve, gojëkëqinjve, harbutëve dhe tradhtarëve. Sot dhe katër vitet e ardhshme, deri në përfundim të mandatit në vitin 2030, jemi bashkë me Fatonin.
Urime fitorja Fatonit dhe koalicionit që i mundi me votë tradhtarët.
Urime “Isa Boletini i dytë modern”.

