Lajme

Halil Geci paraqitet në Polici pas deklaratave për Vjosa Osmanin?

Ish-veprimtari i Lidhja Demokratike e Kosovës, Halil Geci, është paraqitur sot në Polici në lidhje me deklaratat e dhëna së fundi për presidenten Vjosa Osmani.

Burime të gazetës “Bota sot” bëjnë të ditur se Geci tashmë ndodhet në stacionin e Policisë, ndërsa ende nuk dihet se cili mund të jetë vendimi i organeve të rendit.

Një ditë më parë u bë e ditur se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka nisur hetimet lidhur me kërcënimet ndaj presidentes Osmani.

Përmes një njoftimi, Prokuroria bëri të ditur se hetimet janë iniciuar për veprën penale “Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se sot ka iniciuar rast penal në lidhje me kërcënimet ndaj presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani-Sadriu, për veprën penale ‘Dhuna ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës’, nga neni 121, lidhur me nenin 119 paragrafi 1, nënparagrafi 1.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Të Ngjashme