
Zyrtari i lartë i Hamasit, Izzat al-Rishek, ka thënë se grupi i armatosur “e vlerëson iniciativën ‘Liria për të raportuar’ të nisur nga 200 gazetarë të shquar nga e gjithë bota, në të cilën ata kërkuan akses të menjëhershëm dhe të pacenzuruar për gazetarët e huaj në Rripin e Gazës”.
Iniciativa e nisur nga fotografi, Andre Liohn ka nisur një peticion, në të cilin thuhet se ajo që po ndodh në Gaza nuk është “vetëm një bllokim humanitar, por një bllokim informacioni që minon të drejtën e publikut për të ditur dhe funksionin demokratik të gazetarisë për ta mbajtur pushtetin përgjegjës”, citon Al Jazeera.
Ai e quan strategjinë e Izraelit në Gaza si të ardhur nga “vetë manuali i autoritarizmit: Kontrolloni rrëfimin, heshtni zërat e pavarur dhe ndërprisni lidhjen midis realitetit dhe mirëkuptimit publik”.
Në një deklaratë të publikuar në Telegram, al-Rishek tha se Hamasi “pohon se politika e pushtimit për të parandaluar hyrjen e gazetarëve të huaj në Gaza përfaqëson një shkelje të qartë të lirisë së shtypit dhe një pengesë për të përcjellë të vërtetën te opinioni publik ndërkombëtar. Kjo zbulon frikën e saj nga ekspozimi i agresionit dhe terrorizmit të saj.”
Ushtria izraelite ka vrarë më shumë se 200 gazetarë dhe punonjës të medias që nga fillimi i bombardimeve të Gazës.