Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Hamiti për rrëzimin e Kurtit: S’kemi dashur të jemi në qeverisje me një antiamerikan

Muhamet Hamiti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, teksa ka folur në “Prime Time” për qeverisjen e kryeministrin, Albin Kurti ai e kritikoi këtë të fundit ashpër për mos dëgjimin e aleatëve.

Madje, Hamiti tha se njëra nga arsyet se përse u prish koalicioni mes LDK-së dhe VV-së ishte se LDK-ja s’ka dashur të jetë në qeverisje me Kurtin që kishte marrë një kurs antiamerikan.

“ Ky është argument i kundërshtarëve të LDK-së. LDK-ja është përpjekur edhe atëherë, edhe tash po shihet sa i qartë është qëndrimi konsistent i LDK-së. Ne s’kemi dashur të jemi në një Qeveri me Kurtin që kishte marrë një kurs antiamerikan. Po, kjo e rriti dyfish, çka flet kjo?

Kjo flet që ky Kurti që kishte punuar shumë e gjatë në propagandë për t’i bindur njerëzit se që kishte zgjedhje të thjeshta për problem ndërlikuara, madje edhe mbase fliste me gjuhë të papërshtatshme për Shtëpinë e Bardhë, kësaj herë foli për Blinken. Atëherë thoshte se nuk i pëlqen Trump e emisari i tij Grenell,  dhe i pelqente Biden. Tash s’po i pëlqen as Biden, as Blinkeni e po i del naiv Escobar….’’, tha ai.

Related posts
Lajme

Katër pije që rekomandohet t’i konsumoni kur keni anemi

Lajme

Shokon Naim Miftari: Kjo teori e pistë mund të jetë shkaktari i vrasjes së Liridonës

Lajme

Deputetët e opozitës përplasen me Gardën, kundërshtojnë kontrollet

Lajme

Këta janë të dyshuarit për vrasjen e 14-vjeçares maqedonase