Lajme

Hamza del nga objekti i Kuvendit, e mohon që është takuar me Kurtin

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza është larguar tashmë nga objekti i Kuvendit të Kosovës duke mohuar se ka pasë një takim me kryeministrin Albin Kurti.

Ai përsëriti qëndrimin e tij.

“Qëndrimi është i njëjtë. Partia Demokratike e Kosovës ka konsistencë, s’kemi pasur vija të kuqe, kemi pasur vullnet të plotë me votuar një kandidat, po që se kishte me qenë dikush prej familjes Jashari flas me respekt, me respekt deri në përulje, e vlerësojmë vendimin e familjes. Kemi thënë që duhet të ketë marrëveshje politike, që paraprakisht t’i paraprijë marrëveshja politike, që të kemi president të zgjedhur, të propozuarin nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës”, tha ai.

Hamza tha se nuk është takuar me Kurtin dhe se pa marrëveshje nuk ka votë prej PDK-së.

“Jo, s’jemi taku. S’kemi qëndrim se s’ka kandidaturë zyrtare. Mirëpo pa marrëveshje paraprake nuk ka votë prej Partisë Demokratike të Kosovës”, tha ai.

PDK në ora 14:00 mbajti mbledhjen e Grupit Parlamentar për të fol për çështjen e presidentit.

Të Ngjashme