PDK kërkon një marrëveshje politike që i propozuari i tyre të zgjidhet president i vendit, tha kryetari i kësaj partie, Bedri Hamza.
Derisa jemi në ditën e fundit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit, Hamza nuk tregoi nëse do të qëndrojnë në sallë kur votohet presidenti, nëse nuk ka marrëveshje politike.
Hamza: Kandidati i propozuar nga PDK-ja të jetë president
“Kemi dhënë ofertën tonë. Një marrëveshje politike e cila nënkupton që kandidati apo kandidatja e propozuar nga PDK-ja të jetë president”, tha ai.
I vetmi kandidat zyrtar për president deri tani është Glauk Konjufca, i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Hamza tha se deputetët e PDK-së do të marrin vendime varësisht prej zhvillimeve që mund të ndodhin sot.
Hamza: Vendimet e PDK-së, varësisht prej zhvillimeve
“Çka do të ndodhë unë nuk e paragjykoj, ndoshta koalicioni qeverisës i ka dy kandidat… Merren vendime varësisht prej zhvillimeve që do të ndodhin”, tha ai.
