Lajme

Hamza insiston për mbajtjen e seancës: Rasti i presidentit është koincidencë, s’kam çka takohem me askënd

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, në një konferencë për media i ka bërë sërish thirrje kryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, që ta thërrasë seancën për të votuar në lexim të dytë ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.

“Po presim që të thirret seanca. I kemi dërguar ftesë Haxhiut që ta thërrasë seancën. Kërkojmë që Ligji të aprovohet në lexim të dytë. Ju bëj thirrje deputetëve që të vijnë në Kuvend për ta votuar ligjin. Po i bëj ftesë Qeverisë të mos kontribuojë në tensionimin e situatës”, tha Hamza.

“Rasti i presidentit është koincidencë dhe është koincidencë që sot është afati i fundit për t’u zgjedhur presidenti. Është mirë të kemi marrëveshje për të mos shkuar në zgjedhje. Kjo është temë e ndarë. Nuk kemi çka të takohemi me askënd para se të kalojë ligji në lexim të dytë”, shtoi.

Hamza ka bërë të ditur se nënshkrimet i kanë dorëzuar 22 deputetët e PDK-së dhe 7 të Aleancës. Për seancë të jashtëzakonshme duhen 40 nënshkrime.

Të Ngjashme