Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se legjislatura e re po nis në një moment vendimtar për Kosovën.
Ai ka thënë se mbrojtja e së vërtetës, drejtësisë dhe shtetësisë në Hagë nuk është çështje partie, por obligim shtetëror e kombëtar.
“Në seancën e parë të punës do ta procedojmë për votim Rezolutën e hartuar nga ekspertët e pavarur, e cila kërkon një gjykim të drejtë, të paanshëm dhe në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, që mishëron standardet më të larta ndërkombëtare”, ka shkruar Hamza.
Tutje ai thotë se presin mbështetjen e të gjithëve që besojnë në drejtësi, dinjitet dhe shtet.
