Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, paralajmëron se partia e tij po hyn në një fazë të re riorganizimi.
Hamza ka theksuar se zgjedhjet e brendshme, për të cilat sot ka diskutuar edhe me kryetarët e degëve, janë hap i domosdoshëm për forcimin e PDK-së.
“PDK-ja po hyn në një fazë të re riorganizimi. Zgjedhjet e brendshme, për të cilat sot diskutova edhe me kryetarët e degëve, janë hap i domosdoshëm për forcimin e PDK-së. Ne synojmë më shumë, sepse Kosova ka nevojë për më shumë. Ka nevojë edhe për një PDK më të fortë, më të hapur dhe më të organizuar. Kjo kërkon punë të vazhdueshme, degë aktive dhe hapësirë më të madhe për të rinjtë, në çdo nivel të partisë”, ka shkruar Hamza.
Ai ka shtuar se kjo është rruga për një PDK më afër qytetarëve dhe gjithnjë në shërbim të Kosovës.

