Lajme

Hamza pas takimit me Osmanin: Përgjegjësia për dështimin i takon partisë fituese

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është deklaruar për medie pas takimit me Presidenten Osmani dhe krerët e partive të tjera opozitare.

“Ne ishim në takimin e ftuar nga presidentja e vendit, ku diskutuam edhe për mundësinë e datës së organizimit të zgjedhjeve të ardhshme. Shpreh keqardhjen që kemi ardhur deri në këtë moment, nuk ka pasur asnjë arsye, ka pasur më shumë se një alternativë. Përgjegjësia kryesore normalisht i bie partisë fituese, më të madhe, sepse ka mundur me i dhënë vendit president.”

“Ne si PDK kemi qenë mjaftueshëm konstruktiv dhe të hapur dhe kemi bërë të gjitha përpjekjet e nevojshme që vendit me i dhënë president. Unë nuk i kam dhënë vija të kuqe askund në bashkëpunim me asnjë subjekt politik. Kam folur se ka mundësi edhe për marrëveshje politike para se me u kriju qeveria, nuk e kemi prit askënd te dera për me na ftu. Iu jam përgjigjur gjitha ftesave për takime, nuk kam shku në detale ku mbahet takimi, kur bëhet e si u bë ftesa. Qëllimi ka qenë që vendit me i dhënë institucione dhe mos të vazhdohet me këto bllokada”, tha ai.

Por se a do të jetë kandidat për kryeministër, ai tha se është ende herët të flitet për këtë.

Të Ngjashme