Kryetari i Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, e përkujtoi 37-vjetorin e grevës së madhe të minatorëve të Trepça si një nga kapitujt më domethënës të qëndresës kombëtare.
Hamza theksoi se guximi dhe sakrifica e minatorëve, të cilët ngritën zërin për dinjitet dhe të drejtat e popullit, u shndërruan në simbol të solidaritetit dhe frymëzuan rrugëtimin drejt rezistencës, lirisë dhe pavarësisë.
Sot, sipas tij, obligimi ynë është të mbrojmë dhe të zhvillojmë shtetin e Kosovës, duke ndërtuar një shoqëri me drejtësi, barazi dhe mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët. Mirënjohja për minatorët mbetet e përjetshme.
Postimi i plotë:
Sot, në 37-vjetorin e grevës së madhe të minatorëve të Trepçës, kujtojmë këtë moment të rëndësishëm të qëndresës sonë kombëtare.
Duke ngritur zërin për dinjitet dhe për të drejtat e popullit tonë, minatorët u bënë simbol i guximit dhe solidaritetit. Sakrifica e tyre ishte frymëzim në rrugën tonë drejt rezistencës, lirisë dhe pavarësisë.
Sot, detyra jonë është ta ruajmë, ta forcojmë dhe ta zhvillojmë shtetin e Kosovës, duke garantuar drejtësi, barazi dhe mundësi për çdo qytetar, pa dallim.
Mirënjohje e përhershme për minatorët tanë!
