Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hamza për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Jo më për kriza e përçarje, fitorja e PDK’së do të jetë fitore e Kosovës së zhvilluar

Bedri Hamza, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, përmes një video-mesazhi është deklaruar për 28 dhjetorin, datë e cila është caktuar ditë e zgjedhjeve.

Hamza ka thënë se kjo parti është bashkuar dhe se njëjta do të hyjë në këtë proces me qartësi dhe vendosmëri të plotë, përcjell Gazeta Express.

Moneytizer Paragrafi 2

‘’Qytetarë të dashur, sot presidentja e vendit ka vendosur që zgjedhjet të mbahen me 28 dhjetor. Edhe pse në konsultimet tona, ne i dhamë argumentet pse data 21 dhjetor do të ishte më e drejtë, vendimi tashmë është marrë.

Data është caktuar, dhe tani është koha të shikojmë përpara. PDK është e bashkuar, e mobilizuar, e gatshme me ekip me program dhe me vizion. Ne hyjmë në këtë proces me qartësi dhe vendosmëri të plotë.

Moneytizer Paragrafi 4

Ne hyjmë në këtë proces me qartësi dhe vendosmëri të plotë. Kosova ka nevojë për normalitet, për stabilitet, për një qeveri që punon dhe jep rezultate. Jo më për kriza të pafundme, jo më për improvizime, dhe jo më për përçarje. Fitorja e PDK’së do të jetë fitorja e Kosovës së zhvilluar’’, ka deklaruar ai.