Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha në Pressing se në rast se do të ishte dikush nga familja Jashari, kandidat për president.
Atëherë 22 votat e PDK-së do të ishin për të.
“Janë rast i veçantë në histori, është vlerë tjetër në krahasim me gjithçka. Po që se do vinte një kandidat i familjes Jashari, unë jam i sigurtë 22 vota të PDK-së do të kishin me qenë për atë kandidat”, tha Hamza.
“Ne kemi dëgju deklaratat e anëtarëve të kësaj familje dhe për mua çdo vendim që e merr kjo familje është i respektuar”, tha ai.
