Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar besimtarët myslimanë për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ai ka theksuar se Ramazani është muaj që fton në përkushtim, durim dhe mirësi, duke shprehur dëshirën që ky muaj të shërbejë si shembull bashkimi dhe harmonie për të gjithë qytetarët, si dhe afrimi me vlerat më të larta njerëzore.
Postim i plotë:
Ramazani na fton në përkushtim, durim dhe mirësi. Qoftë ky muaj një shembull bashkimi, harmonie për të gjithë qytetarët dhe afrimi me vlerat më të larta njerëzore.
Agjërim të lehtë, lutje të pranuara dhe paqe në çdo familje.
