Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka shpërnda një video të të rinjve teka bëjnë përgatitjet e fundit për marshin në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së, e cili marsh do të mbahet më 17 shkurt në sheshin “Skënderbeu”, e që mesazhi i vetëm dhe asgjë më shumë e as më pak është “Drejtësi, jo politikë”.
Hamza ka bërë dhe një shkrim derisa shpreh krenarinë për rininë e cila e do Kosovën dhe nuk hesht përballë një padrejtësie.
“Pankartat i bënë gati. Mesazhi është i qartë: Drejtësi, jo politikë!
Krenar që kemi një rini që e do Kosovën dhe nuk hesht përballë padrejtësisë. Ky është një marsh që i bashkon qytetarët, sepse drejtësia është mbi çdo dallim politik”, shkruan Hamza.
