Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haradinaj: Fuqizimi i prodhuesve vendorë forcon shtetin e Kosovës

 
   

Kandidati për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj ka premtuar se gjatë mandatit të tij qeverisës, rëndësi të veçantë do t’i kushtojë fuqizimit të prodhimeve vendore.

Haradinaj tha se taksa 100% do të jetë e vendosur ndaj produkteve serbe.

Ai ka shtuar se duke fuqizuar prodhuesin vendorë, forcohet shteti i Kosovës.

“Gjatë qeverisjes Haradinaj rëndësi të veçantë i kemi kushtuar fuqizimit të prodhimeve “Made in Kosova”. Taksa 100% e vendosur ndaj produkteve serbe, ndikoi pozitivisht në inkurajimin e prodhuesve vendorë për rritje të prodhimit dhe të potencialit të tyre. Duke fuqizuar prodhuesin vendorë, forcojmë shtetin tone”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.