Lajme

Haradinaj jep dorëheqje nga kreu i AAK-së

Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Media mëson se për dorëheqjen e tij, Haradiaj e ka njoftuar edhe Këshillin Drejtues të Partisë.

Si themelues i AAK-së, Haradinaj e ka drejtuar këtë parit për disa dekada.

Ndryshe, Ramush Haradinaj e ka themeluar Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) më 2 maj 2000.

AAK u krijua si bashkim i disa partive dhe iniciativave politike pas luftës në Kosovë, ndërsa Ramush Haradinaj ishte një nga figurat kryesore themeluese dhe u bë kryetar i saj.

Të Ngjashme