
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime pas ndarjes nga jeta të Ekrem Jasharit, veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare.
Haradinaj theksoi se lajmi i humbjes ka prekur zemrat e të gjithëve që e njohën dhe vlerësuan kontributin e tij.
Ai i shprehu ngushëllime të përzemërta familjes Jashari dhe theksoi se kujtimi për jetën dhe veprën e tij do të mbetet gjithmonë pjesë e historisë sonë.
Postimi i plotë:
Lajmi për ndarjen nga jeta të Bacë Ekrem Jasharit, veprimtarit të palëkundur të çështjes kombëtare, ka prekur zemrat e të gjithëve që e njohën dhe e vlerësuan kontributin e tij.
Ngushëllime të përzemërta familjes Jashari dhe gjithë atyre që ndanë rrugëtimin me të!
Kujtimi për jetën dhe veprën e tij do të mbetet përherë pjesë e historisë sonë.