Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka nderuar heroizmin e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës, në 29-vjetorin e rënies së tyre.
Haradinaj ka theksuar se veprat e tyre kanë dhënë rrugë lirisë së Kosovës dhe kanë shërbyer si motiv për brezat që ndoqën idealin e çlirimit.
“Në 29-vjetorin e rënies, nderuam heroizmin e trimave të UÇK-së, komandantin Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarët e tij, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Zahiri, Edmondi e Hakifi, me veprën e tyre ishin motiv për të gjithë ne në rrugën e mëtejme dhe vitet vendimtare drejt çlirimit.
Idealit të tyre iu bashkuan djem e vajza nga më të mirët, në frontet anembanë vendit, deri në çlirimin përfundimtar”, ka shkruar mes tjerash ai.
