Lajme

​Haradinaj pas takimit me ministrin francez: Shpalosëm ofertën e Aleancës për krijimin e institucioneve

Ish-kryeministri dhe ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, u takua me ministrin e Deleguar për Çështje Evropiane të Francës, Benjamin Haddad.

Haradinaj bëri të ditur pas takimit se bashkë me kolegët e Aleancës, shpalosën ofertën për krijimin e institucioneve, duke theksuar se gjashtë pikat e Aleancës janë thelbësore për zhvillimin dhe të ardhmen e vendit.

“Në takim me Ministrin e Deleguar për Çështje Evropiane të Francës, z. Benjamin Haddad, bashkë me kolegët deputetë nga Aleanca, biseduam për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe për perspektivën evropiane të vendit tonë”, shkroi Haradinaj.

“Shprehëm mirënjohjen ndaj z. Haddad dhe shtetit Francës për përkahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, dhe kërkuam që kjo mbështetje të vazhdojë, veçanërisht në kandidaturën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, marrjen e statusit të vendit kandidat dhe anëtarësimin e Kosovës në NATO”, shtoi Haradinaj, duke theksuar se Franca ka qenë dhe mbetet një ndër miqtë më të rëndësishëm të Kosovës, me një rol të çmuar në të gjitha etapat e rrugëtimit tonë drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit.

Të Ngjashme