Lajme

​Haradinaj për deklaratën e Rashiqit: Çka ka shtëpia, tregon fëmija

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar karshi deklaratë së ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, i cili ka deklaruar se kur kryeministri Albin Kurti vendosi t’ia jap Manastirit të Deçanit 24 hektarë, e kishte bërë për “hatër” të tij.

Ndërsa, sot i njëjti ka deklaruar se është ngatërruar kur ka folur për këtë çështje për radio Gorazhdecin.

Haradinaj ironizoi duke thënë “Çka ka shtëpia, tregon fëmija”.

“Ministri serb i Kurtit tha që për hatër të tij Albin Kurti i dha 24 hektarë Manastirit të Deçanit.

Çka ka shtëpia, tregon fëmija”, ka shkruar Haradinaj.

Të Ngjashme