Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haradinaj për Ditën e Alfabetit: Përcaktoi orientimin perëndimor të shqiptarëve

Sot shënohet Dita e Alfabetit Shqiptar, një ditë që rikujton Kongresin e Manastirit, moment kyç në unifikimin e gjuhës shqipe dhe forcimin e identitetit kombëtar.

Lidhur me këtë ditë, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka cilësuar Kongresin e Manastirit si një pikë kthese historike për shqiptarët.

Moneytizer Paragrafi 2

“Kongresi i Manastirit ishte shtylla e një fillimi të rëndësishëm në identitetin shqiptar. Gjuha shqipe u bë ura e unifikimit të kombit, ndërsa alfabeti ynë përcaktoi orientimin perëndimor të shqiptarëve.

Kthesa historike që vendosën intelektualët dhe patriotët e asaj kohe mbetet sot themeli i vizionit tonë për një Komb të bashkuar, të palëkundur drejt vlerave euroatlantike”, ka shkruar Haradinaj.

Moneytizer Paragrafi 4