Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haradinaj për Nimanin: Pa heroizmin e trimave nuk do të vinte liria

 
   

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar heroin, Fadil Njimani në përvjetorin e rënies, për të cilin u përurua edhe pllaka përkujtimore, në nderim të jetës dhe veprës së tij.

Haradinaj shkroi se Nimani, që nga organizimet e para të luftës çlirimtare, e deri në frymën e fundit, besoi në të drejtën e shqiptarëve për të jetuar të lirë.

“Bashkëluftëtari, Heroi i Kosovës Fadil Nimani, që nga organizimet e para të luftës çlirimtare, e deri në frymën e fundit, besoi në të drejtën e shqiptarëve për të jetuar të lirë. Ishte i pari në rezistencë e aksione, kudo që e kërkonte nevoja, njeri i veprës, i pa kompromis në besimin për lirinë e Kosovës.

 Sot, në përvjetorin e rënies heroike, përuruam pllakën përkujtimore në nder të jetës dhe veprës së tij. Liria nuk do vinte pa heroizmin dhe sakrificën e trimave si Fadili”, ka shkruar ai.