Ramush Haradinaj i ka dhënë lamtumirën e fundit Isuf Selmanajt.
Ai theksoi se Selmanaj mbeti i palëkundur në rrugën atdhetare, pavarësisht sfidave, ndërsa familja e tij dha kontribut të madh për lirinë e vendit, duke pasur edhe dëshmorë.
Haradinaj u shprehu ngushëllime familjarëve dhe të gjithë atyre që e njohën të ndjerin.
Postimi i plotë:
Sot i dhamë lamtumirën e fundit Isuf Selmanajt, burrë me vlera e i respektuar nga të gjithë. Bacën Isuf nuk e thyen as burgosja e vëllezërve gjatë viteve ’80-ta, duke qëndruar i palëkundur në rrugën atdhetare. Familja atdhetare Selmanaj ishte e tëra e angazhuar në përpjekjet për liri, duke i dhënë atdheut dy dëshmorë.
Ngushëllime të sinqerta familjes atdhetare Selmanaj, dhe të gjithë atyre që e njohën bacën Isuf!
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!
