Lajme

Haradinaj reagon pas vrasjes në Klinë: Faruku ishte bashkëluftëtar i imi dhe aktivist i AAK-së

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar rreth rastit të vrasjes që ndodhi në Klinë ku Faruk Isufi dyshohet se u privua nga jeta nga vëllai i tij.

Haradinaj në Facebook shkruan se Farukun e kishte bashkëluftëtar si dhe i njëjti ishte edhe aktivist i hershëm i AAK-së.

“I hidhur lajmi për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit Faruk Isufi nga Klina. Edhe më i rëndë fakti se pas gjithë sakrificës për liri dhe angazhimit të tij në shtetndërtim, u nda nga jeta në rrethana të trishta.

Faruku ishte aktivist i hershëm i Aleancës, i përkushtuar dhe i respektuar nga të gjithë ata që patën rastin ta njohin nga afër”, ka shkruar ai.

Të Ngjashme