Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haradinaj: Serbia s’e dënon Rusinë sepse i frikësohet të kaluarës së saj gjenocidale

 
   

Serbia nuk e dënon Rusinë sepse i frikësohet të kaluarës së saj gjenocidale, thotë ish ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj.

Ky reagim i saj vjen pasi Serbia nuk mori pjesë në votimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për rezolutën që dënon zhvendosjen e detyruar të fëmijëve ukrainas në Rusi dhe kërkon kthimin e tyre të menjëhershëm.

Sipas saj, qëndrimi i Beogradit nuk është befasi, derisa theksoi se Serbia nuk mund të votojë kundër Rusisë sepse kjo do ta detyronte të përballet me krimet e veta të së kaluarës. Shtoi se komuniteti ndërkombëtar duhet të heqë dorë nga ideja se Serbia është e ndarë mes Perëndimit dhe Lindjes.

“Serbia u largua nga votimi në OKB për kthimin e fëmijëve të rrëmbyer ukrainas. Dënimi i Rusisë do të nënkuptonte përballje me të kaluarën e saj gjenocidale: mbi 1,200 fëmijë të vrarë gjatë luftës së Kosovës. Bota duhet të ndalojë së pretenduari se Serbia është mes Lindjes dhe Perëndimit. Refleksi i saj është Moska”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social “X”.

Së fundi, Serbia nuk mori pjesë në votimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për rezolutën që dënon zhvendosjen e detyruar të fëmijëve ukrainas në Rusi dhe kërkon kthimin e tyre të menjëhershëm.