Politik

Haradinaj: UÇPMB-ja është dëshmi e pathyeshmërisë së shqiptarëve për liri

 
   

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 26-vjetorin e nisjes së përpjekjes për liri të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB), duke e cilësuar atë si dëshmi të vendosmërisë së shqiptarëve për të mbrojtur vendin dhe qenësinë e tyre.

“UÇPMB-ja, që para 26 vjetësh nisi përpjekjen për liri, është dëshmi e pathyeshmërisë së shqiptarëve për të mbrojtur vendin dhe qenësinë e tyre”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi:

UÇPMB-ja, që para 26 vjetësh nisi përpjekjen për liri, është dëshmi e pathyeshmërisë së shqiptarëve për të mbrojtur vendin dhe qenësinë e tyre.

Nder i veçantë që, në këtë datë të shënuar, iu bashkova komandant Shefket Musliut në “Kullën e Bashkimit”, në mesin e shumë bashkëluftëtarëve. Në këtë ngjarje na nderoi me prezencë edhe Gjeneral Lahi Brahimaj, i cili sot shënon ditëlindjen.

Shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë vazhdojnë të mbajnë gjallë idealin dhe përkushtimin për të drejtat e tyre, në tokën e stërgjyshërve. Jemi bashkë në betimin për të mbrojtur të drejtat e tyre të patjetërsueshme.

 
 
 
 

 

Të Ngjashme