Në kuadër të Ceremonisë së Lutjeve të Mëngjesit, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, u takua me Gjeneralin Amerikan, Claude M. Kicklighter, i cili ka një karrierë të gjatë dhe të shquar në Ushtrinë Amerikane.
Haradinaj shprehu vlerësimin e tij për shërbimin e gjeneralit ndaj popullit amerikan, për mbështetjen ndaj Kosovës dhe për përkushtimin e tij ndaj paqes dhe sigurisë globale.
Ai theksoi rëndësinë jetike të miqësisë së palëkundur ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, duke e cilësuar aleancën me Amerikën si themel të sigurisë dhe prosperitetit të vendit.
Postimi i plotë:
Gjatë ceremonisë së Lutjeve të Mëngjesit, pata nderin të takohem me Gjeneralin Amerikan, Claude M. Kicklighter, i cili ka një karrierë të gjatë dhe të shquar në Ushtrinë Amerikane.
I shpreha vlerësimin tim të thellë për shërbimin e tij ndaj popullit amerikan, mbështetjen ndaj Kosovës dhe për përkushtimin ndaj paqës dhe sigurisë globale.
Ky takim më kujtoi edhe një herë rëndësinë jetike të miqësisë së palëkundur ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës. Jemi të bekuar me aleancën e përjetshme me Amerikën, dhe kjo lidhje mbetet themel i sigurisë dhe prosperitetit tonë si shtet.