Lajme

Hargreaves: Rrjetet e kontrabandës rrezikojnë sigurinë në Kosovë dhe Evropë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka theksuar se roli i Kosovës si vend tranzit për migracionin e parregullt paraqet rreziqe për sigurinë dhe të drejtat në Kosovë, Britani të Madhe dhe Evropë.

Ai foli për këtë gjatë lansimit të një dokumentari të ri mbi rrjetet e kontrabandës së migrantëve në Kosovë.

Sipas Hargreaves, këto rrjete kriminale shfrytëzojnë njerëz të cenueshëm dhe dëmtojnë përpjekjet evropiane për menaxhimin e drejtë dhe human të lëvizjes së njerëzve.

“Këto rrjete kriminale shfrytëzojnë njerëz të cenueshëm dhe dëmtojnë përpjekjet e kontinentit për të menaxhuar lëvizjen e njerëzve në mënyrë të drejtë dhe humane. Britania e Madhe dhe Kosova po punojnë ngushtë së bashku për të luftuar krimin serioz dhe të organizuar lidhur me imigracionin”, ka deklaruar ambasadori britanik në Kosovë. 

Të Ngjashme