Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hargreaves takohet me kreun e PZAP, Zenel Lekun

 
   

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, është takuar me kreun e Panelit të Ankesave dhe Parashtresave Zgjedhore (PZAP) Zenel Lekun ku edhe shprehu mbështetjen e tij.

Ambasadori britanik ka thënë se Puna e Panelit të Ankesave dhe Parashtresave Zgjedhore është jetike për të ruajtur integritetin e proceseve zgjedhore të Kosovës.

Ai ka thënë së PZAP nuk duhet t’i nënshtrohet presionit apo sulmeve politike.

“Puna e Panelit të Ankesave dhe Parashtresave Zgjedhore është jetike për të ruajtur integritetin e proceseve zgjedhore të Kosovës sipas ligjit. Anëtarët e Panelit nuk duhet t’i nënshtrohen presionit apo sulmeve politike. Këtë pasdite takova Kryetarin Zenel Leku dhe Ushtruesin e Detyrës së Sekretariatit Tefik Mahmuti nga ECAP për t’i falënderuar për përpjekjet e tyre”, ka thënë ai.