Në një hartë të publikuar me ngjyra sipas rezultateve të zgjedhjeve, nga ngjyra e kuqe që përfaqëson Vetëvendosjen, e gjithë Kosova është ‘skuqur’.
Një ngjyrë hiri kanë marrë komunat me shumicë serbe të fituara nga Lista Serbe, dy nga PDK-ja, një nga AAK-ja dhe një nga partia turke e Kosovës.
Në këtë hartë, LDK-ja nuk figuron askund.
Numri i komunave ku partitë prijnë:
– Lëvizja Vetëvendosje: 24 komuna
– Lista Serbe: 10 komuna
– Partia Demokratike e Kosovës: 2 komuna
– Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës: 1 komunë
– Partia Demokratike Turke e Kosovës: 1 komunë
Ndryshe, në zgjedhjet e djeshme, Vetëvendosja fitoj bindshëm me 49% të votave.

