Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haxhi Avdyli: Mund të ruhet aleanca me SHBA pa bërë lëshime territoriale ndaj Serbisë

 
   

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka reaguar ashpër ndaj atyre që, sipas tij, e paraqesin ruajtjen e sovranitetit si të papajtueshme me rrugën euroatlantike të Kosovës.

Avdyli theksoi se: “Po bëjka, edhe me ruajt e forcuar aleancën me SHBA, e në të njëjtën kohë mos t’i bësh lëshime territoriale Serbisë.”

Postimi i plotë:

▶️Po bëjka, edhe me ruajt e forcuar aleancën me SHBA, e njëjtën kohë mos ti bësh lëshime territoriale Serbisë.

▶️Mundesh me shtri sovranitetin cep më cep, edhe pa devijuar Kosovën nga rruga euroatlantike.

▶️Sigurisht që mundesh me mbrojtë Kosovën, duke forcuar aleancat strategjike.

▶️Mundesh, veq duhet me pas guxim e dije.

Qyqarët, nuk ndihmojnë dot Kosovën, e nuk iu vyejnë gjë as aleatëve.