Deputeti i Guxo-s, Haxhi Avdyli, ka reaguar ashpër ndaj ndikimit politik të Sami Lushtakut, duke e quajtur atë “kryetar pa letra të PDK-së”.
Në një postim në Facebook, Avdyli tha se Lushtaku, pas fitores në Skenderaj dhe humbjes në Drenas, po tenton të zgjerojë pushtetin përmes “marionetave politike” në qytete si Prishtina, Mitrovica e Prizreni.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që në zgjedhjet e së dielës të mos lejojnë që “pashallëku politik i Lushtakut” të shtrihet në komunat e tjera.
Postimi i plotë:
Sami Lushtaku, ky kryetar pa letra i PDK-së, nuk bën të nënçmohet.
Pasi fitoi në Skenderaj, e humbi në Drenas, po tenton me shtri pushtetin e tij politik përmes marionetave të tij politike ne Prishtinë, Mitrovicë e e deri ne Prizren.
Prandaj te dielen qytetarët, gjatë hudhjes se votës në kuti do jenë para dilemës për të rritur pushtetin e Sami Lushtaku edhe Prishtinë, Prizren, Mitrovicë etj, apo ai të izolohet në pashallakun e tij politik në Skenderaj.
Për të mirën e komunave tona është që ai të punoi në Skenderaj, meqë qytetarët atje ashtu kanë vendosur, prandaj skemi pse duhet edhe qytetarët e komunave tjera ta kenë kryetar nën hije.
Te dielen të ipet njeherë mundësia me vendos për fatin e qytetit tuaj.
Samia ta lëmë kryetar në Skenderaj, qytetet tona, të udhëheqjen nga qytetarët tanë të ndershëm .

