Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se Kuvendi ka miratuar në lexim të parë Buxhetin për vitin 2026, në vlerë prej 4 miliardë eurosh.
Sipas saj, ky miratim përbën një hap të rëndësishëm drejt leximit të dytë dhe zbatimit të projekteve e shërbimeve që parashihen me këtë buxhet, të cilat synojnë forcimin e sigurisë dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Haxhiu ka falënderuar deputetët për angazhimin dhe kontributin në debat, ndërsa ka bërë të ditur se leximi i dytë i buxhetit do të mbahet të premten, në orën 11:00, me vendim të Kuvendit.
Postimi i Haxhiut:
Fillim i mbarë i javës!
Kuvendi miratoi në lexim të parë Buxhetin për vitin 2026, në vlerë prej 4 miliardë eurosh.
Ky është një hap i rëndësishëm, pasi i hap rrugë leximit të dytë dhe realizimit të shërbimeve dhe projekteve që ky buxhet mbështet.
Siç u theksua edhe gjatë debatit parlamentar, këto projekte synojnë të forcojnë sigurinë dhe të rrisin mirëqenien e qytetarëve të Republikës.
Faleminderit deputetëve për angazhimin, kontributin në debat dhe votën e dhënë në këtë seancë.
Me vendim të Kuvendit, leximi i dytë i buxhetit do të mbahet të premten, në orën 11:00.
