Lajme

Haxhiu: Kujtesa për të burgosurit politikë nuk duhet të harrohet

U.D. Presidentja e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ndjekur në Teatrin e qytetit të Gjilanit shfaqjen performative “Qark i (pa)mbyllur burgjesh”, të realizuar mbi dëshmitë dhe rrëfimet e Enver Dugollit dhe të burgosurve të tjerë shqiptarë.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu tha se historia e sjellë përmes teatrit dokumentar rikujton qëndresën dhe dinjitetin e shqiptarëve në burgjet gjatë viteve të fundit të okupimit dhe periudhës së luftës.

“Një histori e sjellë përmes teatrit dokumentar, që na kujton se çfarë do të thotë të ruash dinjitetin edhe kur muret të rrethojnë dhe dhuna përpiqet ta shuajë zërin.

Në vitet e fundit të okupimit, gjatë ditëve të bombardimeve dhe luftës, shqiptarët qëndruan me dinjitet, rezistuan në burgje edhe përballë dhunës. Dëshmitë e tyre vazhdojnë të na flasin edhe sot, si një kujtesë e gjallë që nuk na lejon të harrojmë çmimin e lirisë”, ka shkruar ajo.

Shfaqja u prezantua në kuadër të manifestimit “Ditët e Mërgatës”, që organizohet në Gjilan.

Të Ngjashme