Lajme

Haxhiu kujton masakrën e 9 prillit 1999: Sakrifica e dëshmorëve dhe martirëve duhet të ruhet e plotë

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar 9 prillin e vitit 1999, një nga ditët më të rënda, siç theksoi ajo, të luftës në Kosovë.

Në një postim në Facebook, Haxhiu ka nderuar të rënët e asaj dite, duke përmendur rëndësinë e ruajtjes së kujtimit dhe sakrificës së tyre.

Në mesin e tyre kishte burra dhe gra, por edhe djem dhe vajza të reja, që nuk zgjodhën të tërhiqen përballë dhunës, por të qëndrojnë. Emra si Luminije Raka, Jehona Raka, Emsale Frangu dhe Mukadeze Muhaxheri-Lika mbeten dëshmi se sakrifica për liri nuk ka qenë kurrë e njëanshme, por e përbashkët, e barabartë dhe e pakushtëzuar.

Sot, 27 vjet më pas, i kujtojmë me nderim të gjithë të rënët e 9 prillit, me përgjegjësinë që kjo sakrificë të ruhet e plotë, ashtu siç ishte edhe qëndresa e tyre. Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të kombit”, shkroi Haxhiu.

Të Ngjashme