Lajme

Haxhiu mbledh të premten liderët e partive, në fokus përgatitjet për seancën konstituive

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, do të mbajë të premten, më 31 korrik, një mbledhje të përbashkët me kryetarët e subjekteve politike.

Sipas njoftimit, takimi do të nisë në orën 11:00.

Takimi do të mbahet në sallën C-301 të Kuvendit të Kosovës.

Në rend dite është një pikë e vetme: përgatitjet për Seancën Konstituive të Legjislaturës XI të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Të Ngjashme