U.d. Presidente e vendit, Albulena Haxhiu gjatë një vizite në Rezallë të Skenderajt, thotë se atje u ekzekutuan civilë shqiptarë nga mosha 13 deri në 90 vjeç.
“Forcat serbe, për t’i zhdukur gjurmët e krimit, i rrëmbyen trupat e viktimave dhe i bartën në varreza masive në territorin e Serbisë.”, shkruan ajo.
Postimi i plotë:
Me 5 prill 1999, në Rezallë të Skenderajt u zbatua plani i qartë i regjimit serb për shfarosje të shqiptarëve të Kosovës.
Në Rezallë, u ekzekutuan civilë shqiptarë nga mosha 13 deri në 90 vjeç. Burra dhe djem, u nxorën nga shtëpitë e tyre dhe u pushkatuan.
Forcat serbe, për t’i zhdukur gjurmët e krimit, i rrëmbyen trupat e viktimave dhe i bartën në varreza masive në territorin e Serbisë.
Por ne nuk do ta lejojmë zhdukjen e së vërtetës dhe do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi.
Në këtë përvjetor, përkulemi me nderim të veçantë para të gjithë të rënëve për lirinë e vendit.
