Lajme

Haxhiu për masakrën e Belegut: Kosova mbetet e përkushtuar për zbardhjen e fatit të çdo personi të zhdukur

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar masakrën e Belegut të 29-30 marsit 1999, ku 46 civilë shqiptarë u ekzekutuan dhe fshati u dogj nga forcat serbe.

Haxhiu thekson se shumica e viktimave ende mbeten të zhdukur, ndërsa mungesa e proceseve gjyqësore për autorët e krimit e mban çështjen të hapur.

Ajo thekson se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për zbardhjen e fatit të të zhdukurve dhe ndjekjen e përgjegjësisë penale, duke bërë drejtësinë për viktimat një prioritet.

Më 29 dhe 30 mars 1999, në fshatin Beleg, forcat serbe ekzekutuan 46 civilë shqiptarë. Fshati u dogj, familjet u dëbuan, duke lënë pas jo vetëm shtëpitë, por edhe paqartësinë për fatin e më të dashurve të tyre.

Deri më sot, shumica e viktimave të kësaj masakre mbeten të zhdukur. Për shumë familje, ajo ditë nuk ka marrë fund. Mungesa e informacionit për vendndodhjen e tyre dhe mungesa e proceseve të plota gjyqësore për autorët e krimit e mbajnë këtë çështje të hapur.

Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për zbardhjen e fatit të çdo personi të zhdukur me dhunë dhe për ndjekjen e përgjegjësisë penale për krimet e kryera.

Drejtësia për viktimat mbetet prioritet i yni.

Lavdi të gjithë të rënëve për liri!”, shkruan Haxhiu ne Facebook.

Të Ngjashme