Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka reaguar pas propozimit të amandamenteve kushtetuese nga ana e Vjosa Osmanit, për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të Presidentit nga ana e popullit.
Në reagimin e saj, Haxhiu e ka mbështetur këtë propozim.
“I bashkohem thirrjes së Presidentes për votimin e këtyre amendamenteve. Në këtë mënyrë eliminohen ngërçet që po e pengojnë funksionimin e institucioneve dhe që po e pamundësojnë stabilitetin e tyre”, shkruan Haxhiu në reagimin e saj transmeton Klankosova.tv.

