Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, përkujtoi të premten katër djemtë dhe bashkëshortin e Ferdonije Çerkezit, të vrarë më 1999 nga forcat serb-jugosllave në Gjakovë.
“Më 27 mars 1999, asaj iu morën katër djemtë Artani, Armendi, Ardiani, Edmondi dhe bashkëshorti Halimi. Edhe sot, eshtrat e dy djemve të saj dhe të bashkëshortit nuk janë gjetur, duke e mbajtur këtë plagë të hapur dhe duke e shtyrë drejtësinë edhe më tej. Shtëpia muze e nënës Ferdonije Qerkezi na e kujton sa i lartë ishte çmimi i lirisë”, theksoi ajo.
Në një njoftim nga zyra e kryetares së Kuvendit thuhet se Haxhiu
përkujtoi edhe masakrat e tjera qe u kryen në po të njëjtën ditë gjithandej Kosovës.
“Republika jonë qëndron mbi një histori sakrifice që nuk mund të zbehet. Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë e vendit”, theksoi ajo.
