Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haxhiu pret në takim ambasadorin e ri të OSBE-së në Kosovë

 
   

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në një takim zyrtar ambasadorin e ri të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk.

Postimi i plotë:

Sot prita në takim Ambasadorin e ri të OSBE-së në Kosovë, z. Gerard McGurk.

Gjatë takimit diskutuam mbi zhvillimet aktuale, reformat në sistemin e drejtësisë dhe dhunën në familje.

Po ashtu, theksuam rëndësinë e vazhdimit dhe fuqizimit të bashkëpunimit për të arritur rezultate konkrete në këto fusha.