Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim ambasadorin e Turkey në Kosovë, Tunç Angılı.
Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet e mira mes Kosovës dhe Turqisë.
Poashtu edhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
Haxhiu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë për Kosovën dhe shprehu gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe parlamentar në të ardhmen, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
