Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Haxhiu tregon se kur hyn në fuqi Ligji për KPK-në: Dështuan përpjekjet për ta minuar reformën

 
   

Ligji për Këshillin Prokurorial hyn në fuqi pas 15 ditësh, kështu thekson ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Deputetja Haxhiu në një postim në Facebook ka shkruar se të gjitha përpjekjet për ta minuar reformën me dorëheqje të orkestruara dhe skenarë të vjetër kanë dështuar.

“Ligji për Këshillin Prokurorial është tashmë i publikuar në Gazetën Zyrtare dhe hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit. Të gjitha përpjekjet për ta minuar reformën me dorëheqje të orkestruara dhe skenarë të vjetër kanë dështuar”, ka shkruar Haxhiu.

Në fund ajo ka ka thënë se “Reforma nuk ndalet. Ajo është në lëvizje dhe do të ndodhë, kot mundohen ta ndalojnë”.

Ligji për KPK-në është publikuar sot në Gazetën Zyrtare.

Gjykata Kushtetuese më 23 prill 2025 i ka dhënë “dritën e gjelbër” Ligjit për KPK-në.