Horoskopi

Hëna e re sjell ndryshime: Ja si preken 12 shenjat e horoskopit sipas astrologes Kalogeri

Astrologia Krisanthi Kalogeri bëri një parashikim të 12 shenjave të horoskopit për ditët në vijim të kësaj jave të Marsit dhe ato të javës që vjen.

Sipas astrologes, Mërkuri tashmë është në fushë të drejtë dhe disa gjëra që janë penguar më parë tani do marrin drejtim.

“Shumë të ndikuar në këtë fazë janë Peshqit, Virgjëresha, Binjakët, Shigjetarët e lindur në 19-ditëshin e parë të shenjës. Gjërat duken si ideale, gjithsesi jo çdo gjë që shkëlqen është flori”, shprehet astrologia.

“Në negociatat apo bisedat e bëra në datën 22, vlerësoni situatat që të mos gjendeni përballë të papriturave. Data 25 është një ditë e vështirë, mund të takojmë njerëz që na japin këshilla të duhura.

Kujdes për vendimet që merrni gjatë kësaj periudhe nëse nuk jeni gati për disa vendime. Nëse këto vendime merren nga pala tjetër dhe ju jeni të detyruar t’i pranoni, shikoni gjërat në një hap më largpamës dhe vendosni pas datës 26 e tutje”, tha astrologia, teksa shtoi se me hënën e re do të ndryshojë situata.

Dashi: Një periudhë shumë e rëndësishme për ju. Ju jeni futur në një trajektore të re. Ka filluar për ju një periudhë që për 2 vite ka të bëjë me përgjegjësinë dhe disiplinën që duhet të ngrini në jetën tuaj. Planet dhe iniciativat që do të ndërmerrni të jenë sa më afër realitetit tuaj dhe mundësive që keni. Kjo periudhë deri në datën 25 është e rëndësishme.

Do jeni para një situate ku do keni përgjegjësi më të madhe, do keni përgjegjësi në lidhje me karrierën, sidomos ju që keni ditëlindjen këto ditë.

Duke nisur nga 30 marsi, Afërdita do ju japë shanse për jetën tuaj personale, por edhe arritje në sferën tuaj financiare. Duhet të jeni të kujdesshëm financiarisht. Mbështetje do të keni nga një mik me datë 26.

Demi: Të hënën, në datën 23, do jeni të stresuar, me ndryshime planesh, gjithsesi jini të kujdesshëm në jetën tuaj intime. Nga disa lajme që vijnë nga larg dhe ju shqetësojnë.

Periudha është më e mirë pas datës 30. Afërdita ju krijon një siguri më të madhe. Kujdes në prapaskena dhe kryesisht në bisedat e fshehta. Do keni ndryshime në jetën tuaj sociale, në punë dhe kjo vjen nga një person i rëndësishëm që vjen në jetën tuaj. Mos e humbni këtë mbështetje.

Binjakët: Një javë interesante për ju, ku bisedat që keni nisur që nga data 18 kanë të bëjnë me zhvillime në punët tuaja, në lidhje me veten tuaj, në jetën tuaj, me gjëra që ju preokupojnë në jetë. Këto biseda do marrin fund dhe do dini ku do gjendeni pas datës 23.

Jeni të çliruar nga pengesat, nga vonesat, thjesht duhet të jeni të kujdesshëm në rrjetin tuaj miqësor, social, kë do takoni, me kë do bëni biseda, ku kërkoni mbështetjet që kërkoni, por me kujdes dhe do t’i keni gjërat më të qarta pas datës 25. Kujdes me datën 22. Pas datës 26 do keni më të qarta planet tuaja për të ardhmen.

Gaforrja: Këtë fundjavë mund të bëni një udhëtim ose mund të programoni në këtë periudhë tani. Fokusohuni te jeta juaj sociale dhe profesionale. Ju të lindurit në ditët e para të shenjës mund të keni përgjegjësi apo zhgënjime. Mund të vijnë nga prindërit tuaj apo nga eprorët.

Mund të gjeni mbështetje financiare dhe psikologjike me datë 26. Flisni sa më pak për veten dhe mos bëni gjëra që të tjerët mund të përfitojnë dhe t’i shfrytëzojnë.

Luani: Kjo periudhë dhe fillimi i javës që flasim do ju preokupojnë gjëra që kanë të bëjnë me të ardhmen tuaj, me drejtësinë, me studimet, por edhe plane që lidhen me jashtë shtetit dhe këto kanë një pengesë. Bëni plane afatshkurtra. Do merrni mbështetje nga një bashkëpunëtor. Këto plane me datë 26 mund të marrin një formë më të realizueshme. Kujdes në sferën financiare.

Virgjëresha: Që në datën 18 keni një periudhë ku bëni biseda interesante në lidhje me punën, me veten. Këto biseda do të përfundojnë dhe marrin drejtimin e duhur nga data 23 e tutje.

Deri në datën 24 të jeni të kujdesshëm në sferën financiare. Kujdes çfarë marrëveshje ekonomike bëni në këtë bashkëpunim të ri. Shtrini këmbët sa keni jorganin.

Peshorja: Shumë të fokusuar në përditshmërinë tuaj, ku duhet të jeni të përpiktë. Shumë nga ju do keni shanse të merrni një ngritje në detyrë, të ngriheni në sferën tuaj profesionale dhe personale. Të lindurit në 10-ditëshin e parë dhe në 5 ditët e para të shenjës së Peshores bëni kujdes në marrëdhëniet tuaja.

Fusha e marrëdhënieve dhe e bashkëpunimeve, jeta juaj krijuese dhe emocionale, erotike, ka një interes të veçantë, për të cilat duhet të jeni të kujdesshëm.

Akrepi: Duhet të jeni të fokusuar në përditshmërinë tuaj, në punën tuaj, në kombinim edhe me shëndetin tuaj. Ju duhet ta organizoni në mënyrë të tillë që mos i lini vend ankthit dhe stresit.
Jeta juaj erotike dhe pjesa krijuese ka një interes të veçantë dhe merr zhvillime pozitive këtë muaj.

Shigjetari: Një dashuri e re hyn në jetën tuaj. Mund të bëni ëndrra më të mëdha se ato që mund të realizoni. Do ndërmerrni një iniciativë që ka synim realizimin e një vepre, të një ëndrre. Planet që keni duhet të jenë sa më realizuese. Duhet të bëni disa biseda që duhet të pastrojnë marrëdhëniet tuaja. Trajtojini me kujdes marrëdhëniet që keni në familje.

Bricjapi: Do keni probleme me pronën, familjen dhe jetën tuaj personale. Jeni njerëz të logjikës, por nëse ende nuk jeni të bindur për marrjen e vendimeve, merrini pas datës 25. Kujdes, sepse jeni në një fazë ku disa mund të bëhen me shumë lekë, disa mund t’ju nxjerrin jashtë zonës së komfortit.

Ujori: Një periudhë e rëndësishme. Njerëzit me të cilët ndani përditshmërinë luajnë një rol shumë të rëndësishëm. Jeni në një fazë ku keni ndryshime në jetën tuaj dhe një tendencë për të kontrolluar të gjitha gjërat, dhe në këtë tendencë doni të impononi mendimet tuaja te të tjerët. Nga data 20-25 mund të hasni probleme nga mënyra se si të tjerët reagojnë. Kujdes në sferën financiare.

Peshqit: Jeni në fazën ku bëhen biseda dhe diskutime në lidhje me punën dhe jetën personale, por bëni kujdes në xhepin tuaj.

Vendimet që merrni këtë fundjavë deri në datën 25 mund të përcaktojnë të ardhurat tuaja për periudhat apo vitet në vijim. Kujdes këtej e tutje dhe në vitet e ardhshme në sferën tuaj financiare dhe iniciativat që ndërmerrni. Është periudhë shumë e mirë në sferën krijuese, në jetën tuaj personale, aty mund të përfitoni.

Të Ngjashme