Përgatiti Arlinda Haliti
“The Silent treatment” sipas një përkufizimi të fjalorit të Oxford, është refuzim i qëllimshëm për të komunikuar me dikë dhe zakonisht përdoret për të shprehur pakënaqësi, zemërim ose mosmiratim rreth diçkaje.
Hulumtimet e Psychology Today theksojnë se personat e ekspozuar ndaj “The Silent Treatment” kanë pasoja nga më të ndyshmet në aspektin psikologjik dhe emocional.
“Është e qartë se “silent treatment” krijon një atmosferë ankthi, frike dhe trishtimi që pengon ndjenjën themelore të sigurisë. Si e tillë ajo shkakton pakënaqësi dhe dëm psikologjik që shpesh rrit konfliktin në një marrëdhënie. Mund të qojë në ndjesinë e zemërimit, braktisjes, refuzimit dhe shqetësimit”!
Psikologu Bernard Golden shpjegon se prapa “Silent Treatment” fshihen shumë arsye pse njerëzit e përdorin atë. Ndër më të shpeshtat janë: mungesa e vetëdijes, shmangia e konfliktit, mungesa e aftësive të komunikimit, ndëshkimi, shmangia e përgjegjësisë, dëshira për ta bërë tjetrin të ndjehet keq etj.
Ndërkohë, duke u bazuar në atë që autorja e shëndetit dhe mirëqenies, Ann Pietrangelo ka shkruar për Healthline, gjejmë se për t’u mbrojtur nga fenomeni “Silent Treatment” personat e prekur duhet të flasin qetë, të shprehin ndjenjat e tyre, të vendosin kufij dhe të kërkojnë mbështetje ose terapi kur është e nevojshme.
Vlen ta theksojmë se përballja me “Silent treatment” nuk është gjithmonë e lehtë, por përmes ndihmës së marrë nga persona kompetentë dhe të fushës, si dhe nga reflektimi ndaj vetvetes, çdo person mund të mbrojë veten dhe të ndërtojë marrëdhënie më të shëndetshme.


