Një zyrtar i lartë i Hezbollahut thotë se sulmet e fundit nuk e kanë lënë grupin “pa zgjidhje tjetër përveçse të kthehet në rezistencë”.
Izraeli donte luftë të hapur, “prandaj le të jetë një luftë e hapur”, tha Mahmoud Qmati, duke shtuar se “epoka e durimit ka mbaruar”.
Kurse, Presidenti i Libanit është tërhequr nga veprimet e grupit duke thënë se masa e qeverisë për të ndaluar menjëherë aktivitetin ushtarak të Hezbollahut është “përfundimtare”, dhe se nuk ka “kthim prapa” nga urdhri.
Aoun tha se vendimi i kabinetit e detyron Hezbollahun t’ia dorëzojë armët shtetit, duke nënvizuar se autoriteti për të vendosur për çështjet e luftës dhe të paqes i takon vetëm qeverisë, transmeton Al Jazeera,
Vendimi erdhi pas sulmeve të përsëritura ndërkufitare pasi Hezbollahu qëlloi raketa në Izrael në përgjigje të luftës izraelito-amerikane kundër Iranit.
Ishte hera e parë në më shumë se një vit që Hezbollahu qëlloi në Izrael, i cili ka kryer qindra sulme në Liban pavarësisht një armëpushimi të rënë dakord në nëntor 2024.
