Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hidhet tym i zi para hotelit ku po qëndron Trendafilova

Gjatë ditës së sotme kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova pritet të mbajë një konferencë shtypi.

Mirëpo kjo konferencë nga ana e saj po kundërshtohet fuqishëm nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Një numër i madh i veteranëve janë mbledhur tek hoteli ku po qëndron Trendafilova dhe kanë hedhur tym të zi para hyrjes së hotelit.