Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hill: Në çështjen e Kosovës u përfshiva për herë të parë në maj ‘98

 
   

Avokati i Thaçit, Lluka Misetiq, e pyeti Hillin se kur ishte përfshirë për herë të parë për zgjidhjen e tensioneve në Kosovë.

Hill theksoi se “jam përfshirë për herë të parë në maj të vitit 1998”.

“Mora një telefonatë nga sekretarja e Shtetit e asaj kohe, Madeleine Albright, e cila më kërkoi që përveç detyrave të mia si ambasador amerikan në Maqedoni, të merrja përsipër edhe postin e të dërguarit të posaçëm në Kosovë”, tha ai.

Hill theksoi se në rolin e tij atëkohë i raportonte Albrightit. / REL