Lajme

Homazhe për senatorin Lindsey Graham, Rexhepi: Kjo është më e pakta që mund të bëjmë

Shoqata “Miqtë e Amerikës” ka organizuar sot homazhe në Prishtinë, në nderim të senatorit amerikan Lindsey Olin Graham, duke vlerësuar kontributin e tij në mbështetje të çështjeve me interes për Shtetet e Bashkuara dhe miqësinë me Kosovën.

Shoqata “Miqtë e Amerikës” sot ka bërë homazhe në nderim të senatorit të ndjerë amerikan, Lindsay Olin Graham.

Kryetari i shoqatës, Agim Rexhepi tha se kjo është më e pakta që mund të bëjnë duke u shprehur optimist se në të ardhmen institucionet e vendit do të ndërmarrin iniciativa më të mëdha për të nderuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.

Rexhepi tha se në nderim të kësaj dite kanë organizuar edhe disa dhurata.

Rexhepi: Homazhe për senatorin Lindsay Olin Graham, më e pakta çka populli i Kosovës bën

“Për nder të veprimit të këtij senatori, dje edhe sot kemi dhuruar një sasi të dhuratave në të cilat janë një kartolinë dhe një fletëpalosje nga aktivitetet e shoqatës të Shoqatës Miqtë e Amerikës. Po ashtu kemi dhuruar një sasi të posterave, A5, poster-kartolinave, A5 edhe A4. Kjo prapë po them, kjo është më e pakta çka populli i Kosovës, në vend që ai popull shqiptar ka mundur me bërë”, tha Rexhepi.

Ai kërkoi falje që në nderim të këtij senatori nuk u mundësua ulja në gjysmë shtizë e flamurit amerikan.

Rexhepi: Nuk kemi mundur ta ulim flamurin në gjysëm shtizë

“Unë kërkoj falje sepse viteve të tjera për personalitete të tjera, për senatorë të tjerë e kemi ulë në gjysmë shtize flamurin amerikan. Mirëpo në shkurt me propozimin e protokollit të shtetit kam kërkuar a mundemi me marrë organizimin dhe me ulë në gjysmë shtize flamurin. Më parë menjëherë u dakordova sepse shteti duhet t’i ketë këto gjëra parasysh, andaj nuk kemi mundur me vepruar për me ulë në gjysmë shtize”, tha tutje ai.

Në këto homazhe u potencua se senatori amerikan, Lindsay Olin Graham kishte pozicion dominant në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për krijimin e politikave, krijimin e ligjeve, krijimin e momenteve edhe avancimin e çështjeve me interesa amerikane në politikë dhe në gjeopolitikë.

Të pranishëm ishin edhe pjesëtarë të Policisë dhe Zjarrefikësve, të cilët nuk pranuan të deklaroheshin para mediave.

Të Ngjashme